Tensionet, Kulluri: PD nuk është pronë e Bashës. Në parti janë tre palë. Ja si mund të zgjidhet situata

Kandidati për kryetar të PD, Edvin Kulluri është shprehur se tensioni i paprecedentë që ndodhi sot në selinë e PD është produkt i një krize të akumuluar ndër vite.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj tha ndër të tjera se PD nuk është pronë as e Lulzim Bashës dhe as e familjes së tij.

Edvin Kulluri: Ky tension i paprecedent është produkt i një krize të akumuluar ndër vite, krize amoraliteti të lidershipit aktual të partisë dhe një krize që sot organizoi protestën për të marrë selinë.

PD nuk është pronë e Bashës dhe as e familjes së tij dhe as atyre që i shkojnë nga pas duke i shërbyer. Këto konflikte në demokraci janë ciklike.

Kulluri thotë se në këtë mes janë tre palë, njëra palë mbështetëse e Lulzim Bashës, tjetra që janë mbështetës të Berishës, ndërsa një e tretë duan një zgjidhje politike.

Edvin Kulluri: Këtu ka tre palë problemtike. Një pjesë që janë mbështetësitë e Bashës. Një pjesë që mbështet personalisht Berishën dhe ka një pjesë  tjetër që është gati   40% e anëtarësisë që duan një zgjidhje politike dhe jo personale. Modeli i Bashës është një model i vdekur në vitet 1990 me Ramiz Alinë. Ky është një njeri që nuk di asgjë. Kemi një palë tjetër që ka nostalgji për vitet 2005, dhe një palë të tretë që duan një zgjidhje të PD Problemi është shumë më i madh se Mes Bashës dhe  Berishës.

Ai shton mes tjerash se konflikti në PD zgjidhet vetëm më zgjedhje.

Edvin Kulluri: Është një problem politik që mund ta zgjidhje vetëm një e djathtë konservatore. Kjo që ka ndodhur sot, është një model që duhet zhdukur nga PD. Kjo histori nuk duhet të niste me datë 8 por që në vitin 2017. E vetmja zgjidhje është që partia të hyjë në zgjedhje dhe të hyjë në proces reformimi ideologjik.