Beteja për marrjen e selisë blu, Basha publikon videon nga protesta: Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 20:21
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka postuar një video në Facebook me momentet nga protesta e sotme e ish-kryeministrit Berisha dhe mbështetësve të tij për marrjen e selisë blu.
Sipas tij me këtë shfaqje të shëmtuar, Berisha sot vulosi fundin e tij politik.
"Me këtë shfaqje të shëmtuar dhune, Sali Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë. Shumica absolute e demokratëve e braktisi atë dhe kriminelët me të cilët kërkoi të shkatërronte Partinë Demokratike. Demokratët qëndruan sot me vendosmëri dhe qytetari në mbrojtje të Shtëpisë së Lirisë, si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim".
