Berisha paralajmëron: E tërë Shqipëria do të jetë në protestë

Sali Berisha ka paralajmëruar sërish protesta në vijim. Këtë e tha në një konferencë për mediat pas protestës së zhvilluar para selisë së PD ditën e sotme.

Berisha ka përcjellë edhe një mesazh pë personat që kanë ushtruar dhunë ndaj demokratëve, duke thënë se opozita nuk mund të mposhtet.

Sali Berisha: Atyre që kanë ushtruar dhunë u them, keni kryer një krim të shëmtuar sepse kjo opozitë nuk mund të mposhtet dhe nuk mposhtet. Është e vendosur pavarësisht nga mjetet që do përdornin të përdorë të gjithë fuqinë e saj për çmontimin e narkoshtetit. Shqipëria e tërë, me një skenar të caktuar, do të jetë në protestë dhe vetëm protestë.