Forcat shqiponja ikin nga PD, blinduan mbi 5 orë selinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 19:32
Në orën 19:00 forcat shqiponja janë larguar nga selia e PD-së, pikërisht pas 5 orëve që e kishin marrë në mbrojtje.
Policia deklaroi se ndërhyri pas telefonatës të bërë nga selia e PD-së se ishte në rrezik, rreth orës 14:00.
Me gaz lotsjellës dhe ujë policia shpërndau mbështetësit e Berishës duke I zbrapsur jo vetëm nga selia e PD-së por dhe nga bulevardi Zhan D ark”.
Ndërkohë gjatë gjithë pasdites policia dhe prokuroria mblodhën prova materiale.
Policia u largua pas përfundimit të konferencës që Basha pati me gazetarët dhe prokuroria mblodhi provat.
