Basha për dyert e blinduara: Duhet ti hidhnim poshtë planin Berishës, nga PD doli vetëm arkivoli politik i tij

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pranuar  për herë të parë blindimin e dyerve në selinë e PD duke deklaruar se si kryetar i kësaj partie duhet të merrte çdo masë për ti dështuar planin Berishës.

Sipas tij veç ozurpimit të selisë, Berisha kishte planifikuar gjakderdhje.

Pyetje: Pse gënjyet për dyert e blinduara?

Basha: Dyert nuk janë të blinduara, asnjë derë dhe asnjë zyrë nuk është e blinduar me përjashtim të serverave dhe rrjetit elektrik. Shikoni katin e parë, të dytë dhe të tretë. Nëse e keni fjalën për dyert e reja të instaluara te shkallët, kur erdhi momenti që Sali Berisha e bëri të qartë se donte të shkelte mbi kufoma për të marrë PD është detyra ime si kryetar i zgjedhur me një anëtar një votë, detyrë për të cilën sot jam sprovuar me këto zonja dhe zotërinj që t'ja hidhnim me çdo kusht poshtë këtë plan. Të bënim gjithçka që objektivi i tij i dytë përpos ozurpimit të PD, dalja nga PD me arkivol të mos realizohej dhe i vetmi arkivol që doli nga PD është arkivoli politik i zotit Berisha.

Basha mohoi që të jetë hedhur gaz lotsjellës nga PD.