Elbasan/ Sekuestrohet një arsenal armësh brenda stanit të bagëtive në Peqin, 2 të arrestuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 19:12
Policia Elbasan në bashkëpunim me komisariatin e Peqinit ka sekuestruar një arsenal armësh në një stan bagëtish në lagjen varreza të Peqinit.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se janë prangosur edhe dy persona.
Ky aksion është ndërmarrë bë vijim të ngjarjeve të ndodhur në Gjocaj të Peqinit.
Dyshohet se armët mund të jenë edhe të ngjarjes së fundit ku u vra 32-vjeçari Albi Bashalliu përpara lokalit në fshatin Gjocaj.
Policia nuk e ka zbardhur akoma ngjarjen.
