Konferenca e Ramës, Basha reagon me shprehjen e At Gjergj Fishtës: Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2021, 13:53
Pas konferencës vjetore të kryeministri Edi Rama, ka reaguar Lulzim Basha.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, duke cituar At Gjergj Fishtën, Basha shkruan se “Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija.”
“Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija.” At Gjergj Fishta”- shkruan Basha në rrjetet sociale.
Në bashkëbisedimin me gazetarët, Rama foli për çështje të rëndësishme të vendit që nga kriza energjitike e deri te kriza në PD.
"Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija." At Gjergj Fishta
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 30, 2021
