Gazetarja i kujton korrupsionin e zyrtarëve gjatë qeverisjes së tij, Rama: Nuk është faji im, përgjegjësi individuale. SPAK po jep shenja

Kryeministri Rama ishte sot përballë gazetarëve. Një nga pyetjet që ju drejtuar kryeministrit kishte lidhje me skandalet që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së tij.

Pyetje: Gjatës këtij viti kanë ndodhur disa gjëra për të cilat një parti në pushtet nuk duhet të ishte shumë krenare. Një kryebashkiak është në burg për korrupsion, një ish0ministrët është në qeli për korrupsion ndoshta nga më madhorët. Dolën të dhënat e patronazhistëve, më pas pagat dhe targat. Në çdo rast ju keni thënë se përgjegjësia nuk është te ju por keni drejtuar gishtin te dikush tjetër. A ka ndonjë rast që kryeministri i Shqipërisë të thotë që po ky është faji im sepse unë këtë epik nuk po e drejtoj si duhet?

Rama: Ato që ju i konsideroni arsye për t'ju thënë un që "po ky është faji im", për mua janë arsye për t'ju thënë që "po përpjekjet tona po funksionojnë". Rastet individuale janë individuale, deri kur fajësia të vërtetohet nga Gjykata, çdokush është i pafajshëm. Kjo është çështje e individëve, s'është çështja ime. Çështja ime është t'ju them që SPAK po jep shenja të qarta, unë jam krenar për të. Dhe nga ana tjetër ju them se po përgjegjësia është individuale.

Ju vazhdoni të thoni patronazhistët, nga e nxirrni ju këtë. Të gjitha hetimet kanë nxjerrë që nuk është baza e të dhënave të PS por është një bazë e miksuar e të dhënave të vjedhura nga PS. Nuk kemi ne numra të kartave të identitetit në regjistrin e patronazhistëve. S'kemi. Pikë!