Vonesat e rindërtimit, Rama: Maskarenjtë e sistemit të drejtësisë po shfrytëzojnë kohën
Kryeministri Rama u ndal edhe te rindërtimi gjatë konferencës së sotme vjetore.
Rindërtimi, tha ai, po ecën dhe jemi në kushtet kur po rikthehen në shtëpitë e reja shumë familje në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.
Rama: Procesi vazhdon. Kemi kantiere të mëdha të hapura në Tiranë, "5 Majin" dhe Kombinatin. Kombinati ka marrë një kohë më të madhe për shkak të problemeve të pronësisë. Kemi lagjen në Krujë që ka nisur pas një situate të koklavitur me pronësinë, kemi Laçin 2 ku edhe aty kemi pasur dhe një problem që është një nga shëmbëlltyrat më të shëmtuara të situatës së përballjes me maskarenjtë e sistemit të drejtësisë që ende nuk kanë kaluar në procesin e vetingut dhe po e shfrytëzojnë këtë kohë për të bërë çudira.
Rama u shpreh se "është një episod i shëmtuar dhe neveri që të dalin njerëz me çekiçin e drejtësisë dhe të pengojnë procesin për hallexhinjtë."