Skandali i pagave/ Rama ultimatum kompanive dhe mediet: Kemi kohë që e dimë! Vetërregullohuni deri më 20 janar ose

“Jo çdo e keqe vjen për të keq” Nxitur nga skandali i nxjerrjes në pazar të pagave të 690 mijë shqiptarëve drejtoria e Tatimeve do të ndërmarrë një aksion për të gjithë kompanitë të cilët kanë bërë deklarim të rremë.

Në konferencën e fundvitit për medien kryeministri Edi Rama tha se kësaj nuk do i shpëtojnë as mediat.

Edi Rama: “Së fundmi ka ndodhur një ngjarje shumë e shëmtuar dhe shuëm shqetësuese por pjesa kriminale e ngjarjes i takon prokurorisë e cila po heton në mënyrë intensive. Uroj dhe kam arsye të besoj se së shpejti do kemi rezultate. Kush e ka bërë do përgjigjet para ligjit. 

Por  “jo çdo e keqe vjen për të keq”

Ekspozimi i të dhënave që lidhen me pagat është i papranueshëm sot ka një pasqyrë në sytë e të gjithë shqiptarëve dhe askush nuk mund të thotë se po sulmojmë askënd duke nisur nga media e pagat tuaja.

Nuk është situatë që u desht ta merrnim vesh. Kemi kohë që e dimë, nuk është situatë e ngjashme me më parë por e papranueshme. Askush nuk do të na thotë dot se po sulmojmë mediat duke kërkuar prej tyre dhe jo vetëm prej tyre por të gjithë kompanive që japin paga fiktive të vetërregullojnë deklarimet.”

20 janari afati i fundit

“Drejtoria e Tatimeve në dijeninë time do të nisë një letër për të gjithë tatim paguesit me deklarime shqetësuese që rezultojnë me mospërputhje deri flagrante me kapacitetet e tyre duke ju kërkuar të vetërregullohen me deklarime të reja më 20 janar kur është data e deklarimeve të reja, në rast mos vetërregullimi do të  ketë hetim të thelluar për evazion. Në rast se deklarimi i pasaktë dënohet me gjobë, evazioni dënohet me burg“ tha Rama raporton Ora News.

Hetim pasuror

Procesi do të shoqërohet me hetim pasuror të gjithë kompanive e biznesmenëve që deklarojnë për punonjësit paga minimale ose paga nën atë që atë realisht paguhen. Kjo do të shoqërohet dhe me një reformë të re e të shpejtë tha Rama duke deklaruar se do i japë fund asaj që e quajti "skllavëri dhe abuzim prej skllavo pronarësh," tha Rama.