Shpërthimi i merr jetën të riut në Cërrik, familjarët thyejnë rrethimin e policisë

Erion Rexhepi është 27-vjeçari nga Cërriku që humbi jetën mesditën e sotme si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e  quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, në dalje të banesës së tij ku dyshohet se lënda plasëse i ka shpërthyer në dorë.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Por familjarët e 27-vjeçarit kanë thyer rrethimin e policisë dhe kanë tentuar të kalojnë pasi trupi i tij ndodhet ende në vendin e ngjarjes. 

Në vendngjarje ndodhet rupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.