A do çojë policë tek selia PD më 8 janar? Rama: Kam plan të lexoj "Mujin e Halilin" s'do merrem me kullën e PD-së
Më 8 janar ish kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar se së bashku me anëtarësinë e PD-së do të marrë selinë e PD-së dhe të largojë Lulzim Bashën të cilën e quan të shkarkuar. Po a do të vendosë Rama në dispozicion të Bashës policinë e shtetit për të mbrojtur selinë PD.
Edi Rama: “Nuk kam lënë datë por e kam në plan të merrem me leximin e Mujit dhe të Halilit dhe jo me temën e kullës së PD-së se kjo u bë si legjendë kreshnikës që do të përballen në filan datë e hajde të merremi me përballjen e tyre.
Ky është qamet, shëmti e mizerabilitet i madh, qesharak, marrëzi edhe pak si ajo shprehja që çfarë të kërkosh do të gjesh. I shkoi jeta duke kërcënuar e luftuar për të marrë kryeministrinë tani po luftojnë për të marrë PD-në. Keqardhje e madhe por dhe shumë qesharake.
Probabilitetet e dorëzimit të asaj kalaje janë shumë më të larta se këtu nuk kanë çfarë të bëjnë. Me një fjalë përgatituni për estradë.”