A do kemi kufizime të energjisë elektrike në Shqipëri? Ja si përgjigjet kryeministri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2021, 12:45
Gazetarja e RTV Ora, Fjorela Beleshi gjatë konferencës së sotme e pyeti kryeministrin Rama se deri kur i ka Shqipëria kapacitete për të furnizuar familjet shqiptare me energji elektrike pa ndërprerje në kushtet e një krize energjitike.
Ai gjithashtu u pyet nëse Shqipëria ka mundësi të furnizojë Kosovën me energji nëse do të ketë sërish nevojë.
Rama: Ne e kemi ndihmuar Kosovën edhe deri pak ditë më parë, nuk është hera e parë. Kosova realisht është në hall. Sa herë do jetë e mundur do ta ndihmojmë patjetër. Nga ana jonë ne nuk do bëjmë kufizime. Gjërat duhen parë në gjysmën e dytë ët vitit të ardhshëm si do zhvillohen ngjarjet në kuptimin global.
Sipas Ramës ne varemi shumë nga tregu global.
