"Klodian Zoto në kërkim, MIE i jep 62.7 mln lekë", Rama gazetares: Mos bëni propagandë me lajme gjysmë të vërteta

Edhe pse është shpallur në kërkim për pastrim parash dhe korrupsion, Klodian Zoto vijon të marrë para nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vetëm pak ditë më parë, konkretisht me 15 dhjetor të këtij viti kompania e Zotos ka marrë 62.7 milionë lekë si këst të radhës për të menaxhuar mbetjet urbane të qytetit të Fierit.

Kryeministri Rama përballë gazetarëve i pyetur nëse kjo është një politikë e mirë që të marrin paratë nga xhepat e varfër të qytetarëve ndërkohë që pronarët akuzohen për pastrim parash iu drejtua gazetares që mos bëjnë propagandë me lajme të pavërteta. 

Rama: Unë mendoj që nuk është politikë e mirë për shqiptarët e varfër të gazetaria të bëjë propagandë me gjysmë të vërteta dhe mbi të gjitha pa ju teferuar atyre normave ligjore të cilave një qeveri e ka detyrim t'i referohet. Edhe një herë, për mua ministra, ish0ministra dhe çfarë do qofshin janë bashkëpunëtorë për të cilët hidhem në zjarr deri ditën është zjarr i përbashkët për t'i bërë punët e këtij vendi sa më mirë. Në momentin që unë hidhem në zjarr për t'i bërë punët sa më mirë, kërkon të nxjerrë gështenja nga zjarri, s'është më çështja ime. Nuk është më çështja jonë, është çështje individuale me drejtësinë.

Rama tha se asgjë që ka të bëjë me aktet individuale nuk cenon rëndësinë e veprave të cilat janë shpëtimtare për njerëzit.