Emri/ Kush është i riu nga Cërriku i cili humbi jetën në dalje të banesës pasi i shpërtheu lënda plasëse në dorë

Erion Rexhepi është 27-vjeçari nga Cërriku që humbi jetën mesditën e sotme si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse.

Sipas informacioneve të policisë bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

Dyshohet se të riut i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e  quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, në dalje të banesës së tij. 

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.