A duhet të mbani përgjegjësi për 110 mln euro të fituara në arbitrazh nga Becchetti? Rama: Kur t'i marrë lekët hajdeni flasim

Kryeministri Rama ndodhet në një konferencë me gazetarët. Ai bëri një bilanc të çështjeve më të rëndësishme të vendit duke nisur nga kriza energjitike deri te rindërtimi. Një nga pyetjet kishte të bënte dhe me biznesmenin italian Francesco Becchetti i cili fitoi në arbitrazh ndaj Shqipërisë.

Pyetje: Deklaruat se qeveria duhet të zbatojë kuadrin ligjor për incineratorët. A mendoni se duhet të ishte zbatuar i njëjti standard edhe për biznesmenin Becchetti dhe a duhet të mbani ju përgjegjësi personale për 110 mln euro që ka fituar në arbitrazh?

Rama: Nuk e kuptoj ku ngjajnë këto të dyja. Po të them dhe një herë, kur ai njeri i cili është person në kërkim dhe është me kërkesë nga Prokuroria për krime ndaj këtij vendi do t'i marrë ato lek, atëherë hajdeni dhe do flasim sërish.