A do shkoni të dëshmoni për incineratorët nëse thirreni nga drejtësia? Rama: Jam në dispozicion, s'kam asnjë hezitim

LSI ka dërguar disa padi ndaj Veliaj dhe Ramës për incineratorin e Tiranës.

Në konferencën me gazetarët, Kryeministri Ram u pyet nëse është i gatshëm të dëshmojë në Prokurori lidhur me këtë çështje.

Nëse do thirreni nga drejtësia për sa i përket çështje së incineratorëve pas padisë të bërë nga LSI ndaj jush  the Veliajt, a do paraqiteni. Rama tregoi gatishmëri të plotë përballë drejtësisë.

Rama: Nuk e diskutoj fare që çfarëdolloj nevoje të ketë për mua Prokuroria unë jam në dispozicion. Nuk kam asnjë hezitim. Nuk jam nga ata  që i flasin vetes në vetën e tretë edhe që bëjnë logje se sa të pastër janë dhe kur ka ardhur puna për të shkuar në Prokuroria i janë shmangur Prokurorisë ose me forcë ose me kartela mjekësore.

Ai bëri dhe batuta me një prej gazetarëve që teshtiu gjatë kohës që po fliste.

Rama: Fjalë shumë e vërtetë se ishte një teshtimë domethënëse për fundin e vitit.