Tragjedi në prag të festës, 27 vjeçarit nga Cërriku i shpërthen granata në dorë
Tragjedi në prag të festës në Cërrik. Një 27 vjeçar baba i tre fëmijëve të mitur humbi jetën në një shpërthim. Dyshimet janë se ai kishte gjetur një granatë të vjetër të cilën e ka aktivizuar gabimisht.
Dita e para fundit e vitit solli tragjedi për një familje në vështirësi në Cërrik.
27 vjeçari Erion Rexhepi, baba i tre fëmijëve të mitur humbi jetën në një shpërthim.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 12: 30 në vendin e quajtur kryqëzimi i Fermës, jo shumë larg banesës së familjes Rexhepi të vendosur aty disa vite më parë.
Nga të dhënat e para policia e Elbasanit tha se ngjarja ishte aksidentale dhe të se riut I ka shpërthyer në dorë lëndë plasesë, ndërsa burimet sqarojnë se bëhet fjalë për një granatë.
Sipas dëshmitarëve i riu nga komuniteti rom e kishte gjetur municionin luftarak të hedhur dhe e ka mbajtur në dorë.
Gabimisht dyshohet se ai ka bërë aktivizimin e granatës duke i hequr siguresën cka ka shkaktuar shpërthimin.
Sic tregojnë pamjet i riu humbi jetën pranë një makine ndërsa trupi o pajetë u mbajt në vendngjarje për një kohë të gjatë për të sqaruar dyshimet e para për një atentat të mundshëm.
Lajmi i kobshëm bëri që familjarët e 27 vjeçarit të cajnë rrethimin e policisë, ndërsa banorët treguan se ata jetonin me ndershmëri në varfëri.
“Njërëz familjarë, hallexhinj, njerëz shumë të rregullt, njerëz fukarenjë. Qun i mirë, i urtë. Si i ati e ëma.”
Shpërthimi dhe paqartësia për rrethanat e ngjarjes, dhe fakti se ishte përballë viktimës së dytë në harkun e javës, vuri në alarm policinë e Elbasanit.
Fillimisht u ngritën postblloqe në rrugë dhe në zonë shkoi edhe drejtori i policisë së qarkut.
Për të zbardhur dinamikën se si ka ndodhur plotësisht ngjarja, janë sekuestruar disa kamera të një karburanti, ku dhe ka lauar i riu që besohet se mbante në dorë dhe grantën.
Informacioni i policise: Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

