Viti 2022/ Urimi politik i Ramës për Berishën, Metën e Bashën: Ta gjejnë nga njëri tjetri. Të gjithë të shkojnë në shtëpi
Rama dhe opozita. Si do të jenë marrëdhëniet në vitin e ardhshëm. Në konferencën e fundvitit Rama u përgjigj me ironi duke lënë të kuptojë se jemi në një periudhë të vështirë që opozita po kalon brenda saj.
Pyetje: A do të bashkëpunojë me opozitën për emrin e ri të Presidentit?
Edi Rama: “Në parim por sot duhet të shohim me kë do të flasim. Për momentin nuk kemi me kë të flasim
Monika Kryemadhi ka lënë të hapur mundësinë e zotit Meta në krye të LSI. Kryeministri Rama i pyetur nga gazetarët nëse është gati për një fillim të ri me këtë parti, tha se nuk hyn në marrëdhëniet familjare.
Rama: Unë nuk hyj në marrëdhëniet familjare të të tjerëve.
Çfarë i uron Rama kundërshtarëve të tij politik?
Rama: Politikisht të shkojnë në shtëpi të gjithë. Do ishte shumë mirë për ta politikisht por e di që do urimi do të bjerë në vesh të shurdhët. Uroj që të kenë shëndet në familje e ta gjejnë nga njëri tjetri e jo nga shëndeti.
