Skandali me Pagat, Rama: Mos kini merak, nuk janë ekspozuar të dhëna që cënojnë sigurinë kombëtare
Kryeministri Edi Rama mohon që me nxjerrjen në pazar të pagave të 690 mijë shqiptarëve të kenë dalë sekrete shtetërore.
Ndërsa pa anën e mirë, që një skandal i tillë nxorri në shesh kompanitë që bëjnë evazion fiskal dhe për të cilët duhet të vetërregullohen ose do të merren masa për ta, raporton Ora News.
Pyetja: A keni kërkuar shpjegime nga SHISH se përse e patën të pamundur të evitojnë këtë cënim të sigurisë kombëtare të Shqipërisë?
Edi Rama: Mos kini merak që ato element që kanë të bëjnë realisht me sigurinë janë ekspozuar aty. Shqetësimi që u është krijuar njerëzve është arsye për tu kërkuar ndjesë nuk diskutohet por duke pasur parasysh si reagojnë vendet e tjera porn ë këtë keqe ka një të mirë, njerëzit panë shumë gjëra.
Shpresoj dhe kam besim se do ju vlejë dhe shumë të ekspozuarve të marrin masa. Do na vlejë edhe ne për të pasur mbështetjen nga njerëzit dhe nuk do të na thotë njëri apo tjetri se po na sulmojnë. Të githë ata që janë ekspozuar si abuzues të marrin masa se përsa kohë vetërregullohen janë subjekt i shkeljes administrative, nëse do hetohen për evazion janë subjekt i ndjekjes penale.
Ata që kanë pasurira që nuk mund të bëhen me 300 mijë lekë të vjetra të rregullojnë pagën vetë e të mendojnë që pasuritë e tyre ti gëzojnë por jo duke u grabitur punonjësve të tyre pensionin. Se nëse kontributet vidhen dikush duhet të mendohet ose do të ndëshkohet. Shikoni nga kjo anë."
