"Shqipëria ka fituar pikë në procesin e integrimit", Rama: SPAK ka treguar që nuk është një Prokurori e politikës
Procesi i integrimit evropian gjërat janë të qarta sipas kryeministrit Rama. Shqipëria është në një fazë absurde të bllokimit të shkak të vetos të vënë nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut.
Rama: Kemi kërkuar një opinion nga qytetarët nëse ata do ta mbështesnin një qasje të re të politikës tonë të jashtme. Nëse Bullgaria do vazhdojë me veton, të fillojmë të kërkojmë hapur ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Ndërkohë ajo që është e rëndësishme është që pikët tona në vlerësime për sa i përket këtij procesi rriten dhe dy komponentë të rëndësishëm në rritjen e pikëve janë hapat që ka filluar të hedhë sistemi i drejtësisë. SPAK ka dhënë prova se nuk është një Prokurori e politikës, as e të majtës, as e të dhjathtës, por është një Prokurori Speciale Antikrim në Shqipëri.
Rama tha se operacionet e përbashkëta janë ngritur në një nivel të ri, ku një rol të posaçëm ka edhe SPAK.
Rama: Dua t'i inkurajoj prokurorët e SPAK që të mos shohin as majtas, as djathtas. Kur e kemi nisur reformën në drejtësi shumë njerëz brenda nesh nuk besonin se do ja dilnim.
Ai solli dhe njëherë në vëmendje që askush që ka probleme me drejtësinë nuk mund të fshihet pas logos së PS-së.
