Shpërthimi në Cerrik, policia: 27-vjeçarit i shpërtheu eksplozivi në dorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Cerrik.

Një 27-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse. Fillimisht u raportua për një atentat me tritol, por nga informacionet e bluve bëhet me dije se është një ngjarje aksidentale.

"Dyshohet se aksidentalisht, shtetasit Erion Rexhepi, 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën," informon policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e  quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë.

Sipas dëshmitarëve i riu nga komuniteti rom e kishte gjetur municionin luftarak të hedhur dhe e ka mbajtur në dorë.

Dyshohet se gabimisht ai ka bërë aktivizimin e granatës duke i hequr siguresën çka ka shkaktuar shpërthimin.

I riu humbi jetën pranë një makine ndërsa trupi i pajetë u mbajt në vendngjarje për një kohë të gjatë për të sqaruar dyshimet e para për një atentat të mundshëm.


Ora 13:07 Atentat me tritol në Cërrik: Vdes një i ri, një tjetër i plagosur rëndë

Një shpërthim është dëgjuar në Cërrik, rreth orës 12:401 minuta të ditës së sotme.

Deri më tani dyshohet se bëhet fjalë për një atentat.

Si pasojë e këtij atentati ka mbetur i vdekur një person. Mbetet për tu sqaruar nëse ka persona të tjerë të plagosur.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 në vendin e quajtur "Kryqëzimi i fermës së Cerrikut".