Çano: Policia është larguar nga komuniteti, më pak të paguarit, trajtimin ushqimor nuk zbatohet
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Ilir Çano ish-drejtues i lartë i policisë u shpreh se ka akoma vend për përmirësime në polici, jo vetëm te drejtuesit, por edhe baza.
Sipas tij, ka pasur raste kur policia është larguar nga komuniteti dhe kjo ka ndikuar në treguesit e Policisë së Shtetit.
Çano: Ka akoma vend për përmirësime në polici, jo vetëm te drejtuesit, por edhe baza. Baza është punonjësi që ka kontakt me qytetarin. Sa më i aftë të jetë ai, sa më shumë ta njohë ligjin përmirësohen treguesit dhe rritet besimi.
Ka pasur raste kur policia është larguar nga komuniteti dhe kjo ka ndikuar në treguesit e Policisë së Shtetit. Largimi nga baza ka dëmtuar policinë. Punonjësit e policisë më pak të paguarit. Vendimi për trajtimin ushqimor nuk zbatohet.
