Opinionet e mazhorancës për “Non Gratën” e Berishës, Boçi: Ato që kanë lobuar për të tjerët po u troket te porta

Deputet i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka komentuar situatën e tensionuar mes PD, ku Komisioni i Rithemelimit, i ka bërë thirrje ultimatum Lulzim Bashës që të lirojë selinë e PD.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Boçi shprehet se nuk ka ndonjë përpjekje për të marrë zyrat me forcë ndërsa shton se të dyja palët do i thërrasin arsyes.

Ai tha se është koha që Lulzim Basha të zbatojë vendimin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Luçiano Boçi: Nuk ka ndonjë përpjekje për të marrë zyrat, mendoj se palët do i thërrasin arsyes. Është momenti që lidershipi të zbatojë vendimin e Kuvendit. Në rast se nuk zbatohet, të përafrohej në negociata dhe të ketë një përbashkim në qëndrime me qëllim që të kalohet në zgjedhje. Mendoj se thirrja e arsyes është kryerja e procesit zgjedhor brenda PD. Barrën e  provës për të mbajt të Bashkuar PD e ka ai që pretendon se është drejtues i PD.  Ai duhet të bëjë gjithçka që kjo bazë të jetë e bashkuar. Krizat zgjidhen vetëm nëpërmjet procesit votues. Nëse dikush flet në emër të partisë dhe gjithçka që pretendon se e bën në shërbim të demokratëve, atëherë ajo që kërkojnë demokratët sot është kalimi në një proces votëbesimi.  Kriza në PD është e madhe, dhe kjo zgjidhet vetëm nëpërmjet votës.

Ndër të tjera Boçi tha se dëshira e mazhorancës ka qenë largimi i Sali Berishës nga politika, ndërsa shton se ajo që kanë lobuar për shpalljen ‘Non Grata’ të ish-Kryeministrin Sali Berisha po ju troket te porta.  

Luçiano Boçi: Vetë mazhoranca nga dalja e shumë opinioneve, duket që ka lobuar shumë fortë për vënien “Non Grata” nga DASH për Berishën dhe zakonisht autorët  e këtyre rasteve, nuk duhet të flasin dhe nuk kanë gojë të flasin. Sepse ndoshta ajo që kanë lobuar për të tjerët po u troket te porta dhe koha nuk dihet se kur mund të vij. Atëherë duhet parë sesa me entuziazëm do shprehen ata për ‘Non Grata”. 

Nuk është ky momenti që unë të  dëgjoj kryetarin e grupit socialist, i cili është një zgjatim i Ramës që nëpërmjet lotimeve të tij okulte ose jo okulte ka lobuar që sot të kemi një “Non Grata” të tillë. Dëshira  e pafundme e tyre gjatë këtyre viteve ka qenë largimi i Berishës nga politika. Ata sot fërkojnë duart, por them se shumë shpejt pas fërkimit nuk do t’i vij buzëqeshja por hidhërimi, sepse PD do ta gjej mënyrën të dalë nga kjo garë.