Premçi: 240 punonjës policie kanë humbur jetën në luftë me kriminalitetin, policia ka degraduar
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Shemsi Prençi këshilltar i presidentit për sigurinë u shpreh se organizata e policisë ka paguar faturën më të rëndë në 31 vite tranzicion.
Sipas tij, 240 punonjës policie kanë humbur jetën në luftë me kriminalitetin dhe 300 të tjerë që janë të plagosur e gjymtuar.
Premçi: Organizata e policisë ka paguar faturën më të rëndë në 31 vite tranzicion. 240 punonjës policie kanë humbur jetën në luftë me kriminalitetin dhe 300 të tjerë që janë të plagosur e gjymtuar. Nuk duhen bërë krahasime me vitin 2013.
Ahere qeveria ishte në ikje, besimi te policia natyrshëm do binte. Krahasimi duhet bërë me vitin 2018, 2019, 2020. Policia që duam ka degraduar organizatën e policisë. Kemi rekrutuar përdorues droge. Kemi fenomenin e vrasjes së qytetarëve nga policët. Në dy raste policët kanë rezultuar përdorues droge.
