Solidaritet nga fëmijët, nxënësit ndihmojnë 5-vjeçaren e braktisur nga prindërit në Durrës, vuan nga probleme të rënda shëndetësore

Më shumë se këto dhurata, buzëqeshjen Ansueldës së vogël këtë fund dhjetori ja kthyen dashuria dhe ngrohtësia e stafit të shkollës “Neim Babameto” në Durrës.

5-vjeçarja vuan nga probleme të rënda shëndetësore.

Është diagnostikuar me fibrozë kistike në pankreas, sëmundje që kërkon kurim të rëndë e të kushtueshëm.

Sikur të mos mjaftonin problemet shëndetësore, vajza është braktisur nga prindërit e saj.

Dashurinë dhe kujdesin e tyre përpiqet t`ja zëvendësojë gjyshja.

Pasi u njohën me dramën e familjes Meta, nxënës, prindër të tyre dhe mësues nisën një fushatë në ndihmë të vogëlushes.

Përveç dhuratave ata mundën të mblidhnin edhe një shumë simbolike parash.

"Një kontribut nga e gjithë shkolla, nxënës, prindër."

Për shkak të kostove të larta që kërkon kurimi i sëmundjes, nxënësit e shkollës “Neim Babameto” kërkojnë që në ndihme te 5-vjeçares të solidarizohen edhe institucione të tjera arsimore dhe jo vetëm.