Aksidenti në “Rrugën e Kombi”, shkon në dy numri i viktimave, humb jetën dhe babai e 3-vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2021, 17:50
Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti tragjik në aksin rrugor, Milot-Rrëshen.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se ka humbur jetën edhe babai i fëmijës në moshën 3-vjeç, të cilët ndodheshin në mjetin tip "Opel".

Viktima është identifikuar si Shkurt Prenga, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital.
Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Milot –Rrëshen. Në aksident u përfshinë automjeti tip "Benz" me automjetin tip "Opel", ku dhe ishin babë e bir.
Po ashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tip "Benz, i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Mjeti tip "Benz " është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.
