Ju flet Moska - Nga një hetim serioz i çështjes penale "Dabulla" del çështja "Erion Veliaj"

Nga një hetim serioz i çështjes penale "Dabulla" del çështja "Erion Veliaj" ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Në vende si Shqipëria në çështje të bujshme penale nga lufta e brendshme e shteti goditen oligarkë të caktuar, zbulohen aferat e atyre që janë mbi ligjin dhe që kanë mbështetje politike, por e pësojnë po nga kjo luftë politike.

I tillë është edhe rasti i Alban Dabullës, që mendonte se ishte i paprekshëm. Dabulla ka pasur licenca të shumta, edhe për Telebingon dhe kompani të tjera dhe prokuroria ka kërkuar arrestimin e tij.

Rasti me Dabullën është një paralajmërim për oligarkët e tjerë që t’i rrinë larg Veliajt se do ta pësojnë si ai. Nuk dihet se çfarë bënin bashkë këta 2 persona.

Të konfiskohen kamerat dhe të shihet se sa herë ka hyrë Erion Veliaj në shtëpinë e Dabullës, ku është fotografuar edhe makina e lali Erit.

Ndërkohë masa e kërkuar nga prokuroria për burg nuk u pranua nga Gjykata në rastin e Alban Dabullës dhe 19 personave të tjerë.