Aksidenti tragjik në “Rrugën e Kombit”, sillen te spitali i Traumës dy të plagosurit e tjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në ‘Rrugën e Kombit’ ku si pasojë, humbën jetën babë e bir.

Në aksident humbi jetën Shkurt Prenga dhe djali i tij në moshën 3-vjeçare.

I mituri ka humbur jetën në vend, ndërkohë që babai i tij, edhe pse u transmetua në spital nuk arriti që të mbijetoj.

Ndërkohë nëna e të voglit aktualisht është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr trajtim mjekësor.

Po ashtu i lënduar në aksident ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit  tip "Benz" që u përplas me mjetin tip "Opel" ku ndodhej familja Prenga, i cili po ashtu është sjellë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

“Në vijim të informacionit paraprak ju bëjmë me dije se automjeti tip "Opel" ku humbi jetën i mituri 3-vjecar, drejtohej nga shtetasi Sh.P.,33 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë i cili ka ndërruar jetë, si dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë  bashkëshortja e tij shtetasja F.P., 26 vjeç.” – bën me dije policia.

Gjithashtu, drejtuesi i automjetit tip "Benz " shtetasi A.M., është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë.