"Na copëtove", lot dhe mesazhe prekëse për babë e bir që vdiqën në aksident: Qofshi të Parajsës!

Vendi u trondit pasditen e sotme nga aksidenti tragjik i ndodhur në Rrugën e Kombit ku humbën jetë babë e bir, Shkurt Prenga e i mituri 3 vjeç. Familjarët dhe miqtë e Prengës kanë shkruar mesazhe prekëse në rrjetet sociale për jetën e ndërprerë në mes.
"O Zot, sa e padrejtë kjo jetë. Ike në lule të rinisë mor shoku Shkurt Prenga Edhe vogëlushi juaj, nuk mundi të mbijetonte. Qofshi mirë me Zotin, Ngushëllime Familjes"
"Humbje shum e madhe Dhe e dhimbshme për te gjithe. Te qofte dheu i lehte shoku Shkurt Prenga Pa fjale Dhe me dhimbje te madhe "
"Na coptove mor kushe Shkurt Prenga."
"E pabesueshme. Qofsh i parajses shoku im Shkurt Prenga bashke me djalin tend. Zoti i forcoft familjen tende."
Çifti Prenga së bashku me djalin po udhëtonin me makinën e tyre tip “Opel” kur u përplasën me një “Benz” që shpërtheu në flakë. Djali vdiq në vend dhe i ati në spital.
Fabiola Prenga që humbi djalin dhe burrin ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Edhe drejtuesi i makinës tjetër tip “Benz” është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

