Protesta e 8 janarit, Boçi: Pas procesit zgjedhor do të ketë aksion politik që synon rrëzimin e Ramës
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar se më 8 janar do të ketë protestë kombëtare.
Në lidhje me këtë , deputeti i PD Luçiano Boçi, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se është Komisioni i Rithemelimit që përcakton se për çfarë do të protestohet.
Luçiano Boçi: Komisioni i Rithemelimit që përcakton dhe tezat e vazhdimësisë politike të protestave. Fillimisht ka një kërkesë të Komisionit për hyrjen në garë zgjedhore dhe më pas, do të ketë dhe formulime tezash në raport me aksionin politik në raport me PD. Pa u zgjidhur ky ngërç, nuk shoh të ketë një organizim për të realizuar dhe kundërvënien që duhet t’I bëhet mazhorancës.
Përsa i përket thirrjes që Lulzim Basha të lërë selinë e PD më 5 janar, Boçi thotë ultimatumiet janë data të thirrjes së arsyes për të pranuar një proces që gjithkush e konsideron normal.
Ai tha se Edi Rama dhe Taulant Balla duan të kenë përballë një opozitë të dobët, ndërsa ka ashtur se pas procesit zgjedhor opozita do të ketë një aksion tërësor politik, me kauza që synojnë rrëzimin e Ramës.
Luçiano Boçi: Vetë Rama dhe Balla janë të interesuar që të kenë përballë, atë që konsiderojnë opozitën zyrtare, opozitën e butë dhe jo opozitën e fortë. Kur të sjellim pamjen e vërtetë të PD, pas një procesi zgjedhor, do ta shihni shumë mirë se ky aksion do të jetë aksion tërësor politik me kauza të forta politike, që synojnë rrëzimin e Ramës. Ultimatumet janë data të thirrjes së arsyes për të pranuar një proces që gjithkush e konsideron si proces normal. Ne do jemi aty për t’i thënë pjesës që do që të bashkohet PD që t’I thërrasë arsyes, të pranojë procesin dhe s’ka asgjë të keqe, nga procesi fitojnë të gjithë. Edhe ai që mund të humbasë votën, fiton autoritetin moral që nesër të jetë përsëri pretendues, pjesë integrale e PD dhe pjesë e betejave të PD. Shërimi i çdo gjëje vjen nga vota.
