Dervishaj: Asnjë kilogram lëndë narkotike nuk është eksportuar nga Shqipëria në Itali gjatë vitit 2021

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Zv. Drejtor i Policisë së shtetit, Albert Dervishaj u shpreh se një nga arritjet e këtij viti në Policinë e Shtetit është rritja e besimit të publikut ndaj policisë.

Sipas tij, asnjë kilogram lëndë narkotike nuk është rksportuar nga Shqipëria në Itali gjatë vitit 2021.

Sipas tij, vetëm 10% e krimeve kundër personit janë të pazbuluara nga ana e policisë së shtetit.

Dervishaj: Një nga arritjet e këtij viti në Policinë e Shtetit është rritja e besimit të publikut ndaj policisë, lufta ndaj kriminalitetit dhe kultivimit të narkotikëve. Asnjë kilogram narkotikë të eksportuar nga Shqipëria në Itali gjatë këtij viti. Është përmirësuar siguria rrugore, është futur teknologjia e re. Në 2013, 30% e qytetarëve besonin te policia, tani ka shkuar në 65%. Policia po bëhet më e besueshme. Vetëm 10% e krimeve kundër personit janë të pazbuluara.