Shkarkuan Vokshin, Duma: Në 19 shkurt 2022 mbahet gara për kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas

Në një dalje nga selia blu, nënkryetarja e PD-së, Grida Duma beri me dije se në datën 19 shkurt 2022 do të zhvillohet gara për kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas.

Po ashtu, prezantoi edhe kalendarin e punës, i cili nis në datën 5 janar për të përfunduar në 19 shkurt 2022.

Duma: Në datën 6 shkurt 2022 do të zhvillohen zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë në nivel dege dhe pas datës 6 do të hapet një fushatë në nivel qarku ku do të nisë gara në primare për të shkuar në datën 19 shkurt që do të kulmojë me zgjedhjen e  kryetares së LDG. Një gjë ka qenë në sinkron. LDG duhet të konceptohet si partnere e PD. Pra nuk do të kemi vetëm anëtare, por edhe një kontributore. Disa prej tyre që janë emblemat e LDG ndër vite dhe ne jemi krenare që i kemi kanë qenë pjese e konsultave. Ne të gjitha zonjat si grup i punës jemi të përjashtuara nga gara për kryetaren e LDG-së. Kjo tregon se ky proces nis jashtë çdo konflikti. Ky proces do të ndiqet nga një grup që nuk ka interes për të influencuar në votë.

Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas ka qenë deputetja Albana Vokshi, por pas rreshtimit me Berishën ajo është shkarkuar nga Basha nga ky post, duke bërë që palët të mos njohin njëra tjetrën.