Sheshi “Skënderbej” mes atmosferës festive dhe kullave që ndërtohen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2021, 17:55
Këto ditë festash në fundvit, sheshi “Skënderbej” në kryeqytet është shndërruar në një qendër festive.
Aty sheh qytetarë të shumtë teksa ulen ose blejnë në bizneset provizore të instaluara në shesh, ndërsa të tjerë nuk e humbasin mundësinë për të bërë foto.
Por teksa i hedh sytë te ndërtesat që e rrethojnë sheshin “Skënderbej” nuk ke se si të mos vësh re pallatet e shumta që po ndërtohen.
Në të katërta anët shihen vinça gjigandë dhe pallate teksa ndërtohen që i rrinë sheshit si “përbindësha”.
Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkia e Tiranës janë akuzuar shumë herë për këto ndërtime, sidomos brenda qendrës, pasi po zaptojnë çdo hapësirë të lirë, si dhe nuk dihet financimi i tyre.
Foto: LSA












