Rriten vdekjet nga Covid-19, 168 raste të reja, 7 viktima dhe 121 të shtruar në spitale

Shtatë viktima dhe 168 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 83 raste, 10 në Durrës, nga 8 qytetarë në Fier, Lushnje, Vlorë, Sarandë, 6 në Gramsh, 5 në Përmet, nga 3 qytetarë në Lezhë, Vorë, Mallakastër, Himarë, nga 2 qytetarë në Berat, Gjirokastër, Dibër, Kavajë, Kukës, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Mirditë, Kurbin, Divjakë, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar.

Janë 5159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Përsa i përket rasteve fatale 7 persona nuk kanë arritur që t'i mbijetojnë Covid-19. 

Për pasojë kanë humbur jetën një qytetare nga Tirana 55 vjeçe, një qytetare nga Fieri 58 vjeçe, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 62-85 vjeç, një qytetar nga Lushnja 65 vjeç, një qytetare nga Berati 66 vjeçe, një qytetar nga Vlora 66 vjeç.

Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,517 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 168
Të shëruar në 24 orë 131
Të shtruar në spitale 121
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2241. 

Testime totale 1,463,131
Raste pozitive 207,877
Raste të shëruara 199,517
Raste Aktive 5,159
Humbje jete 3,201

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2419
Fier 582
Durrës 394
Shkodër 345
Elbasan 323
Vlorë 276
Berat 237
Gjirokastër 187
Lezhë 139
Korçë 94
Kukës 85
Dibër 78