Kërcënohet me jetë Mbretëresha Elizabeth, alarmohen autoritetet: 19-vjeçari donte ta vriste me hark

Një ngjarje e paprecedent është regjistruar në Britani, pasi jeta e Mbretëreshës Elizabeth është vënë në rrezik.

The Sun shkruan se një 19-vjeçar është arrestuar pasi synonte të vriste mbretëreshën Elizabeth në kështjellën Ëindsor, gjatë Krishtlindjes. 

I dyshuari Jasëant Singh Chail, i cili konsiderohet si një person me probleme mendore, kishte publikuar një video, ku shfaqej i maskuar, ndërkohë që dëgjohej duke thënë se dëshironte të vriste Mbretëreshën.

Ai u arrestua 500 metra larg apartamenteve private të Mbretëreshës, brenda territorit të kështjellës, ndërsa dyshohet se ishte i armatosur me një hark.

Sakaq, Pallati Buckingham ka refuzuar të komentojë incidentin.