Tjetër aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin e mitur, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, 27 dhjetor.

Blutë bëjnë me dije se një automjet ka aksidentuar këmbësorin e mitur N. K., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në lagjen Nr.11 Durrës.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.