Hoxha i përgjigjet Veliajt për supermakinën: Vetëm pas një gjobe mund të ta bëjnë një dhuratë të tillë

Pasi kryebashkiaku Erion Veliaj e quajti gjobaxhi, është përgjigjur gazetari Artan Hoxha lidhur me lajmin e blerjes së makinës super luksoze të tipit Mercedes Benz Maybach S800.

Më herët gazetari Hoxha publikoi foton e makinës lukzose i pari duke thënë se ka parë Veliajn që të dalë disa herë nga automjeti.

Ndërkohë, përmes një postimi sot Hoxha shkruan vetëm pas një gjobë të majme, nga ato me vulë shteti, mund të ta bëjnë një dhuratë të tillë ëndrrash.

Hoxha: Mercedes-Maybach S-Class 2021… A starting price of $185,950 means the ultra-luxury sedan costs almost $25,000 more than the Maybach GLS-class SUV too. Vetëm pas një gjobë të majme, nga ato me vulë shteti, mund të ta bëjnë një dhuratë të tillë ëndrrash.