Tragjedi në “Rrugën e Kombit”, 3 vjeçari dhe babai ndërrojnë jetë në aksident, nëna është rëndë
Një fëmijë vetëm 3 vjeç dhe i ati rreth të 30-tave humbën jetën në një aksident tragjik në Rrugën e kombit pasditen e kësaj të hëne. Makina me të cilën udhëtonte familja Prenga nga Rrila e Lezhës u përplas I cili shpërtheu në flakë. Nëna e 3 vjeçarit dhe shoferi që dyshohet se ishte shkaktar i përplasjes ndodhen në Spitalin e Traumës në gjendje të Rëndë
Këto pamje janë dëshmia e tragjedisë së radhës në rrugën e Kombit.
Një fëmijë vetëm tre vjeç dhe i ati i identifikuar si Shkurt Prenga, rreth 30 vjeç ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti në segmentin Milot-Rrëshën.
Foshnja ishte në sediljen e pasme të kësaj makine tip ‘Opel' bashkë me dy prindërit ku u përplasën me makinë tip “Benz” e cili ka shpërthyer menjëherë në flakë
Ndërsa makina ku udhëtonin tre anëtarët e familjes Prenga nga fshati Rrilë i Lezhës është përplasur me tej me barrierat mbrojtëse të rrugës duke përfunduar si grumbull hekurishtesh!
Në anë të saj kishte mbetur ndjesia ku qëndronte ulur 3 vjeçari i cili nuk u mbijetoi plagëve!
Disa minuta pas të birit, ndërroi jetë edhe i ati, ndërsa e ema, Fabiola Prenga ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës!
Në gjendje të rëndë ndodhet edhe shoferi I makinës që përfundoi në flakë që përveç plagëve të aksidentit mësohet se ka pësuar edhe djegie!
Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak për aksidentin tragjik është bërë një parakalim i gabuar i drejtuesit e të ‘Benzi’.
Shpejtësia e lartë e lëvizjes në këtë segment problematik të ‘Rrugës së Kombit’ është një tjetër shkak i dyshuar.
Aksidentet kanë shkaktuar bilanc tragjik këtë vit.
Natën e Krishtlindjes dy të rinj humbën jetën në një tjetër aksident në Lezhë, ndërsa nga Janari në nëntor, në rrugët e vendit kanë humbur jetën të paktën 176 persona.
