Rama dorëzon 153 banesa, kunj për PD: Shtëpitë nuk ua merr njeri, vetëm ju ndërrojnë bravën

Në Kavajë procesi I rindërtimit po shkon drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama ka u ka shpërndarë apartamentet 153 familjeve, duke theksuar se gjithçka është realizuar me kontributin e shqiptarëve. Sipas tij banesat pas marrjes së pronësisë mund të shiten dhe të blihen. Po ashtu kreu i qeverisë nuk harroi të thumbonte dhe opozitën duke theksuar se procesi do të vazhdojë dhe askush nuk i ndryshon bravat.

Rama: Ky është një program rindërtimi i pangjashëm me programet e rindërtimit të bëra pas tërmeteve në vende të tjera sepse është i pari program pa asnjë lek vënë në dispozicion nga familjet e prekura. Është një kontribut i buxhetit të shteti dhe solidariteti të partnerëve tanë.

Nga momenti kur ju hyni në shtëpi, jeni pronarë të këtyre shtëpive dhe duke qenë se këtu jemi në një zonë me përmbajtje demokratike në aspektin politik, maksimumi që mund t'ju ndodhë në të ardhmen është që mund t'ju ndërrojnë bravën, po ngjyrën e bravës se çelësin nuk ja u marrin dot.

Procesi i rindërtimit në Kavajë do të vazhdojë edhe me bllokun tjetër të objekteve. Ndërsa për 100 familje të tjera do të vazhdojë qëndrimi në çadra, pasi kanë preferuar të qëndrojnë pranë tokës dhe bagëtisë së tyre.