Dosja e incineratorëve/ Basha hedh akuza të forta: Presion mafioz prokurorëve, edhe në kafen afër SPAK. SHISH e di

Kryedemokrati Lulzim Basha lëshon akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama se ai dhe mafia e incineratorëve po ushtron presion mafioz për të mos hetuar aferat e incineratorëve

Lulzim Basha:Të vetëdijshëm për presonin mafioz që ushtron Edi Rama dhe mafia e incineratorëve për mos hetimin dhe mos vënie para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur lekët e shqiptarëve me këtë aferë që prokuroria të çojë përpara hetimet”

Basha thotë se PD inkurajon drejtësinë të bëjë punën e saj deri në fund

Po kush po i bën presion prokurorëve të SPAK? A ka informacione konkrete?

Lulzim Basha: Kam informacione konkrete dhe jam I bindur që ka dhe SHISH, dhe shërbimet partnere të Shërbimit Informativ në Shqipëri, sektori I përkatës i policisë së shtetit. Jam i bindur që informacione konkrete ka edhe sektori brenda SPAK që merret me korrupsionin brenda SPAK.  Kanë qenë kaq ashiqare saqë pretendohet që edhe gazetarët kanë dëgjuar biseda, e presione që janë bërë prokurorëve në kafe afër SPAK, por unë jam kryetar i opozitës e jo kreu i SPAK