Pse nuk u pranua LSI në Komisionin Hetimor të incineratorëve? Basha: Sot e ka radhën maja e Trekëndëshit të Bermudës

Lulzim Basha deklaroi se Komisioni Hetimor i ngritur për çështjen e incineratorëve po e ndihmon zbërthimin e skemës kriminale.

Basha u pyet se pse nuk është përfshirë në komision LSI, referuar deklaratës së zotit Petrit Vasili i cili tha se "banda e incineratorëve e detyroi Lulzim Bashën mos pranonte anëtarë nga LSI në komisionin Hetinor."

Basha tha se nukdo t'i pëlqejë kur të dëgjojnë përgjigjen.

Basha: Kam një problem dhe do më detyrojë të merrem me ata, sot e ka radhën maja e Trekëndëshit të Bermudës. Do rri aty dhe do t'i kujtoj shqiptarëve që donin të importonin plehra me ligj dhe vetëm pas presionit publik nga opozita u detyruan të tërhiqen. Komisioni Hetimor për incineratorët është ngritur pikërisht për t'i dhënë betejës tonë instrumentin final që ka kjo opozitë.