"Kjo ndodh kur PS ka çelësat e shtëpisë" Basha i publikon Ramës videon tek incineratori: Mburojë e skemës së krimit

Partia  Demokratike thotë se Lefter Koka nuk është peshku I madh. Pas asaj  që Prokuroria e Posaçme po e heton si aferë korruptive me incineratorin e Elbasanit është kryeministri Edi Rama.

Partia Demokratike nxorri videon nga ceremonia e inagurimit të këtij incineratori dhe çfarë deklaronte

Rama: "E kam mbështetur këtë projekt që ditën e parë kur e kemi votuar në KM. jam shumë mirënjohës ministrave. Ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Financave, që megjithëse është gjirokastrit  në këtë rast e zgjidhi deri në fund qesen, Ky është ndryshimi që ndodh kur PS ka çelësat e shtëpisë"

Basha u shpreh se në vend që Rama të kërkonte llogari pas denoncimeve publike të opozitës, mblodhi grupin parlamentar në skenën e krimit.

Basha: Pyetja që kam për çdo shqiptar që dëgjon këtë dhe merr vesh që ministri është në pranga, është denoncuar afera dhe është çuar në SPAK nga PD. Përgjigjja e kryeqeveritarit në vend që të thërrasë vartësit e tij dhe t'i kërkojë llogari, moblilizon gjithë grupin parlamentar me Lefter Kokën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj dhe i çon te skena e krimit. Është unike në botë të mbledhësh grupin parlamentar në një vend grumbullimi mbetjesh, është unike ta bësh këtë pasi je akuzuar publikisht nga opozita se ai vendgrumbullimi është një aferë e madhe koruptive. Është unike që pasi është dërguar një kallëzim në Prokurori, në vend që të përgjigjesh me masa e shkarkime mbledh grup[in parlamentar për të mbrojtur skenën e krimit. Çfarë e shtyn një kryeministër t'i përgjigjet një akuze konkrete dhe denoncimi penal që të mbledhë grupin te skena e krimit nëse vetë nuk është pjesë e kësaj skeme?

Basha u shpreh se arrestimi i Kokës nuk mund të jetë kurrsesi maja e hetimit.