Paketa për shpërblimin e fundvitit/ 5 mijë lekë për pensionistët, 3 mijë lekë për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara

Familjet që marrin ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe pensionistët, janë kategoritë që do të përfitojnë këtë fundvit nga paketa e bonusit për festat e fundvitit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njoftoi se nga paketa e solidaritetit të fundvitit do të përfitojnë 3,000 lekë të gjithë familjet që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike si dhe personat me aftësi të kufizuara.
Ndërsa pensionistët do të përfitojnë 5,000 lekë shpërblim.
Ministrja e Ekonomisë, Dalina Ibrahimaj bëri me dije se fondi total i alokuar për paketën e bonusit të fundvitit për 3 kategoritë është 40 miliardë dollarë.
Ogerta Manastirliu: Qeveria ka vendosur shpërblimin e fundvitit për familjet në ndihmë ekonomike dhe janë rreth 66 mijë familje të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike, të cilat do të përfitojnë nga paketa e solidaritetit. Gjithashtu të gjithë ata përfitues të skemës së pagesave të aftësisë së kufizuar, janë rreth 72 mijë individë, të cilët do të përfitojnë shpërblimet e fundvitit”, bëri me dije Manastirliu.
Fondi që qeveria shqiptare do të vërë në dispozicion për shpërblimin e fundvitit për këto kategori është rreth 4 milionë dollarë, pa përfshirë këtu kategorinë e pensionistëve.
Delina Ibrahimaj: Sot miratuam projektvendimin për shpërblimet e fundvitit për të gjitha kategoritë e pensionistëve, janë gjithsej rreth 668 mijë pensionistë, të cilët përfitojnë nga paketa, e cila u miratua sot, të cilat arrijnë një vlerë 3.5 miliaradë lekësh për sa i përket pensionistëve dhe 400 milionë lekësh për sa i përket kategorive të tjera. Pra janë rreth 40 milionë dollarë të cilat alokohen për shpërblimet e fundvitit për pensionistët dhe për përfituesit e paketës ekonomike edhe personave me aftësi të kufizuar.
