Tre të rinj prezantoheshin si punonjës të fondacionit dhe mashtruan 65-vjeçarin në Elbasan duke i marrë para

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 1 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.

Blutë bëjnë me dije se u bë arrestimi  i shtetasit E. C., 21 vjeç, banues në Elbasan për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.

Në kërkim si bashkëpunëtorë të tij u shpallën shtetasit E. P., 23 vjeç, banues në Përmet dhe R. K., 22 vjeç, banues në Lushnjë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin prezantoheshin si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, dhe kanë mashtruar shtetasin R. B., 65 vjeç, banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.