Sharra... bukuri që vret. Edhe në administrimin e privatit Landfilli zhyt zonën në plehra

Abuzime nuk ka vetëm te incineratorët por edhe në landifillin e Tiranës. Kamera e Ora News mori shkas nga një video virtuale ku dukej sikur ishe në një vend turistik me kafshë e natyrë dhe udhëtoi drejt Sharrës ku siç do e shihni zona mbetet e zhytur në plehra edhe pse tashmë landfilli administrohet nga një kompani private.

Kjo që shikoni në pamje është Sharra  virtuale pasi ajo e vërteta është krejt ndryshe dhe po kaq e shëmtuar sa ka qenë.

Nuk ishte aspak e vështirë që kamera e Ora News të fokusonte këto pamje ku Sharra vijon të jetë e zhytur në plehra, ndërsa era e rëndë e bën të pamundur qëndrimin në zonë.

"Era është kështu gjithmonë, ku të shkojmë? Mirë është të mbulohen."

Në kërkuam të gjenim këta drerë në zonën e Sharrës por as këto kafshë të bukura nuk i gjetëm aty përveç zogjve që fatkeqësisht ushqehen nga plehrat.

Ora News ju drejtua kompanisë që administron këtë landfill për të gjetur pemët, kafshët apo gjelbërimin dhe zonën e pastruar siç është në këtë video dhe jemi në pritje një një përgjgije për këtë.

Nga një bombë ekologjike që quhej dikur, Sharra sot vijon të jetë e tillë, që gropos jo me paratë e projektit por të taksapaguesve.

Sharra... bukuri që vret. Edhe në administrimin e privatit Landfilli