"Të vihen para drejtësisë Gjiknuri, Ahmetaj e Veliaj", Basha: Duhen gjendur këta që janë në kërkim para se t'i vrasë ndokush

 

Basha u shpreh se arrestimi i Lefter Koks nuk është fundi i betejës. Sipas tij duhen vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit për aferën e incineratorëve. Basha u shpreh se dy personat e shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja duhen gjetur përpara se t’i vrasë dikush duke theksuar se në krye të skemës është kryeministri Edi Rama

Basha: Fryti i parë është arrestimi i një ministri të Ramës  që duhet vazhduar me arrestime ët tjera. Duhen vënë nën ndjekje penale kryeministri, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Armando Subashi, Qazim Sejdini. Duhen gjetur këta që janë në kërkim para se t'i vrasë ndokush.

Në veçanti kjo Stela Gugallja se këta të tjerët janë ustallarë. Le të gjenden pronarët e vërtetë të llogarive ku i kanë zhdukur kur i kanë çuar jashtë shtetit.

Basha tha se ka edhe afera ët tjera të cilat do të vijojnë t'i denoncojnë.