Skema e incineratorëve/ PD: Nisi me Lefter Kokën duhet të përfundojë me Ramën

Nuk është vetëm incineratori i Elbasanit? Partia Demokratike thotë se është e vendosur për të demaskuar gjithë atë që e quan aferë korruptive edhe me incineratorët  Fierit dhe të Tiranës.

“Jemi të kënaqur me Lefter Kokën?  Nuk jemi të kënaqur. Nuk duam që kjo histori të mbyllet me Lefter Kokën. Kjo nisi me Lefter Kokën dhe duhet të përfundojë me Edi Ramën dhe jemi të vendosur të bëjmë transparencë deri kur të mbyllet me Edi Ramën” tha nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku  e cila është dhe kryetarja e komisionit të përkohshëm hetimor të incineratorëve.

Tabaku tha se siç janë hapur kompani fiktive për incineratorin e Elbasanit ku përfitues ka qenë Lefter Koka, janë hapur kompani fiktive edhe për incineratorin e Fierit dhe të Tiranës.

"Nuk është Lefter Koka rasti i vetëm. Deputeti i PS-së Alqi Bllako ka marrë pagesa, familja e tij babai i tij si nënkontraktorë të lodhur me njëra tjetrën edhe pse me emra të ndryshëm i bashkon një zyrë në sky tower që sot janë vënë çelësat.Janë përfshirë dhe kompani të regjistruara në offshore"