"Edhe ish-qeverisja e PD-së ka pasur korrupsion", Basha: Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me "koka turku"

Lulzim Basha ka mbajtur një konferencë për mediet ditën e sotme lidhur me aferën e incineratorëve. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua dje, 14 dhjetor me urdhër të SPAK. Ai akuzohet për vepra penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Basha u shpreh se një grup njerëzish kanë grabitur dhe gllabëruar çdo gjë, para të buxhetit, taksave, prona publike dhe pasuri kombëtare. Ai risolli në vëmendje edhe njëherë vettingun e politikanëve, i cili sipas Bashës është mjeti i vetëm për pastrimin e politikës nga korrupsioni në nivele të larta.

Basha: Ministra e qeverisë pastrojnë para dhe grabisin fonde publike. Vettingu i politikanëve është vetëm një mjet për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet me krimin. Ne e kemi kërkuar vetingun për t'ia bërë më të lehtë SPAK të bëjë punën e tij. Politikanë të kanë vjedhur dhe vjedhin shqiptarët, përmes vetingut dalin haptas si hajdutë dhe përvetësues të fondeve të shqiptarëve. PD e mbështet pa kushte drejtësinë në luftën kundër këtij armiku të çdo shqiptari që është korrupsioni. Ne do të përkrahim të gjitha goditjet që drejtësia i bën armikut të mirëqenies.

Basha u shpreh që kjo duhej të kishte nisur kohë më parë, por u shpreh se është më mirë vonë se sa kurrë. Më tej ai shigjetori dhe liderin historik të demokratve, Sali Berishën dhe u shpreh se edhe në ish-qeverisjen e PD-së ka pasur korrupsion.

Basha: Gjithë shqiptarët presin që kjo goditje të jetë e o plotë dhe mos mjaftohet me "koka turku." Lefter Koka nuk është "kokë turku" sepse është ministër i qeverisë Rama, pro ai nuk mund të bënte 17 vendime. Edhe ish-qeverisja e PD ka pasur korrupsion. Jemi të vendosur ta luftojmë edhe atë për të ecur drejt të ardhmes që meritojnë shqiptarët. Nuk mund të ketë ndryshim për shqiptarët pa pasur një luftë pa ngjyra politike kundrejt korrupsionit në nivele të larta.