Basha mbledhje të gjatë me kupolën drejtuese. PD në terren: Duhet pjesëmarrje masive në Kuvendin e 18 Dhjetorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2021, 13:07
Kryetari i PD-së Lulzim Basha pati sot një mbledhje të gjatë me nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm dhe një pjesë tjetër të kupolës drejtuese për të ndarë detajet dhe organizimin e kuvendit kombëtar të 18 dhjetorit.
Pritet që në Kuvend të ketë vendimmarrje politike. Ajo çfarë Basha dhe përfaqësuesit e kësaj force politike janë angazhuar këto ditë është dalja në bazë dhe në diskutim me të gjithë delegatët dhe përfaqësuesit e degëve që të ketë kuorum dhe pjesëmarrje të lartë në këtë kuvend të thirrur nga Basha.
Në datën 18 dhjetor, në të njëjtën ditë kur Lulzim Basha ka thirrur Kuvendin në Pallatin e Kongreseve, Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike do të mbajë referendumin për të zyrtarizuar shkarkimin e Bashës.